Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq në Kolubmi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në provincën Risaralda të Kolumbisë qendrore . sipas autoriteve kolumbiane mes 14 viktimave janë edhe dy të mitur ndërkohë që nuk dihet dhe fati i shumë personave të tjerë.
Guvernatori i Risaralda, Victor Manuel Tamayo, shpjegoi se reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan rrëshqitjen e dheut që rrëmbeu shtëpitë. Ai theksoi se është e nevojshme evakuimi i zonës dhe zhvendosja e shumë banorëve, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të reja të dheut.
Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit po operojnë në vendin e rrëshqitjes së dheut, duke u përpjekur për të gjetur të mbijetuarit./abcnews.al