Rrëshqitje dheu në Japoni, tre persona të zhdukur

schedule08:53 - 28 Gusht, 2024

schedule 08:53 - 28 Gusht, 2024

Tre anëtarë të një familjeje janë zhdukur ndërsa dy gra u shpëtuan pasi një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i madh mbrëmjen e së martës në Japoninë qendrore, thanë autoritetet lokale dhe departamenti i zjarrfikësve.

Një fatkeqësi natyrore e shoqëruar me reshje rekord ka ndodhur në qytetin Gamagori, njoftoi observatori meteorologjik në Nagoya, me një paralajmërim se tajfuni Shanshan po i afrohej ishujve kryesorë japonezë.

Autoritetet e qytetit thanë se toka u zhvendos dhe u zhduk një shtëpi dykatëshe prej druri që strehonte një çift të martuar, djalin e tyre 30-vjeçar dhe dy vajzat në të 40-at.

Njëra vajzë u shpëtua në mesnatë rreth orës 22:10 të mbrëmjes së djeshme dhe u gjet me lëndime të lehta. Ndërsa, vajza e dytë u shpëtua rreth orës 10:15 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, thanë zyrtarët lokalë, duke theksuar se ajo është me lëndime të rënda, ndërsa tre personat e tjerë rezultojnë ende të zhdukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!