Rrëshqitje dherash dhe baltë, hapet rruga Vlorë-Orikum

schedule09:37 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 09:37 - 10 Dhjetor, 2021

Reshjet e dendura të shiut që prej pasdites së djeshme shkaktuan probleme dhe bllokim në aksin Vlorë-Orikum pas rrëshqitjes së dherave.

Gazetari i “ABC” Elton Nikaj raporton se rruga mëngjesin e sotëm është e hapur në të dy krahët duke u bërë e kalueshme.

Stuhia shkaktoi probleme në shumë qytete të vendit me përmbytje të rrugëve, por fatmirësisht pa pasoja të mëdha./ Abcnews.al