Rrëshqitja masive e dheut me dy viktima në Gramsh/ Një i arrestuar

schedule10:20 - 11 Maj, 2025

schedule 10:20 - 11 Maj, 2025

Policia e Gramshit ka arrestuan një person si përgjegjës për rrëshqitjen e një masivi dheu në fshatin Holta, ku humbën jetën dy persona.

45-vjeçari i arrestuar, banues në Tiranë, akuzohet për veprën  “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!