Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli ku si pasojë e rrëshkitjes së dherave një shtëpi është shkatërruar plotësisht.
Mediat ndërkombëtare bëjnë medije se shtëpia e ëndrrave e një nënë të pesë fëmijëve, ”e lënë e varur” buzë një shkëmbi pas një rrëshqitje të madhe të dheut, u rrëzua në orët e para të këtij mëngjesi.
Ndër të tjera mësohet se ngjarja ka ndodhur në Eastchurch, Kent, të Britanisë së madhe ku toka për arsye të lagështisë është “copëtuar” brenda natës pasi toka nën të vazhdoi të rrëshqiste.
Emma Tullett, e cila nuk ishte e siguruar sepse shtëpia vlerësohej shumë afër buzë shkëmbit, sot mbeti e mërzitur ndërsa shkoi për të parë shkatërrimin.
Siç thuhet më tej, 42-vjeçarja bleu vetëm pronën me dy dhoma gjumi të ndërtuar me lëndë druri, të kompletuar me pishinë, në gusht të vitit 2018, me ëndrrën për të rritur familjen e saj të re në një shtëpi luksoze me pamje nga deti./abcnews.al