Rrëshkiti nga “Maja e Jezercës”, humb jetën alpinistja kroate

schedule15:54 - 30 Mars, 2024

schedule 15:54 - 30 Mars, 2024

Një grup alpinistësh kroatë janë ngjitur në “Majën e Jezercës”. Fatkeqësisht, një nga anëtaret e grupit ka rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë. Si pasojë, 43-vjeçarja ka humbur jetën.

Ndërkohë, ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë të mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Sakaq, po vijon operacioni i shpëtimit për të nxjerrë turistët e tjerë të bllokuar.

Njoftimi i Policisë:

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup aplinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Turistja kroate, shtetasja 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do  transportohet me helikopter, drejt morgut.

Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!