Javier Aguirre, trajneri i Leganes, i ndëshkua në minutën e pesë shtesë një ditë më parë. Skuadra e tij po mposhtej 2-0 nga Barcelona dhe irritimi ishte i madh për shkak të një penalltie të kthyer në gol nga Leo Messi.
The irrepressible Messi at his imperious best. Converts the penalty too. pic.twitter.com/YORGJSbMbq
— Gary Lineker ?? (@GaryLineker) June 16, 2020
Te Leganes nuk ishin dakord me këtë, ndërkohë që arsyeja pse Aguirre është ndëshkuar është e veçantë. “Marca” zbulon se arbitri e ka shkruar gjithçka në relacionin e tij dhe shkak për ndëshkimin e meksikanit është imitimi i arbitrit, duke vërshëllyer.
Kishte ndodhu disa herë gjatë ndeshjes dhe nuk ishte kuptuar se kush vërshëllente, por në fund arbitri i ndeshjes e ka kuptuar dhe e ka ndëshkuar me karton të kuq. E çuditshme pse Javier Aguirre e bënte diçka të tillë, kur ndeshja luhej pa tifozë dhe shanset që të zbulohej ishin të mëdha. /abcnews.al
Javier Aguirre, expulsado en el 95' por "imitar el sonido del silbato con la intención de confundir" https://t.co/mRHb77T7Xl
— MARCA (@marca) June 17, 2020