Rrengu i prezantuesit të Sanremos ndaj gruas së CR7, reagim epik i Elkann

schedule21:56 - 6 Shkurt, 2020

schedule 21:56 - 6 Shkurt, 2020

Një episod interesant ka ndodhur gjatë Sanremos, festivalit italian të muzikës. Prezantuesi Amadues, i njohur si një tifoz i zjarrtë i Interit, i ka punuar një rreng Georgina Rodriguez, bashkëshortes së Cristiano Ronaldos.

Kjo e fundit është një ndër prezantueset e këtij viti në Sanremo. Amadeus është shfaqur me një fanellë të Juventusit në pjesën e përparme, por në momentin që ka hequr xhaketën është dalluar që kishte veshur fanellën e Interit, saktësisht atë me numër 9 të Romelu Lukakut.

Ilaritet te të pranishmit, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo, ylli i bardhezinjve. Një batutë rreth kësaj skene ka bërë edhe Lapo Elkann në rrjetet sociale. “I dashur Amadeus, është normale që Juventusi ndodhet përpara dhe Interi qëndron më pas”, shkruan nipi i familjes Agnelli, që zotëron klubin e Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!