Gazetari i Abc, Leonidha Musai ka zbuluar dëshminë e dy vëllezërve që ranë pre e rrëmbimit pasditen e djeshme, 2 tetor në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Mamurrasit.
Kujtojmë se dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj po lëviznin me motor kur një makinë u preu rrugën dhe i përplasi.
Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën.
Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet kanë marrë njërin nga vëllezërit, Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar bashkë me të. Rrëmbyesit të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia e kanë liruar me pas Beiqrajn, duke e lënë në një cep të autostradës.
Sakaq dy vëllezërit e kanë paraqitur rastin si një ngjarje momentale në Polici. Megjithatë policia thotë se dy vëllezërit kanë të kaluar kriminale në sektorin e trafikimit të lëndëve narkotike ndërsa dyshohet se njiheshin me autorët e shpallur në kërkim./abcnews.al/