Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE nis hetimet

schedule08:58 - 31 Mars, 2023

schedule 08:58 - 31 Mars, 2023

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) do të hetojë dëbimet e fëmijëve ukrainas nga Rusia. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e jashtme franceze.

Franca dhe një grup prej 45 shtetesh të OSBE-së kanë krijuar një mekanizëm të posaçëm për të nisur shqyrtimin e akuzave specifike që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës.

I ashtuquajturi Mekanizmi i Moskës i OSBE-së ofron mundësinë e dërgimit të ekspertëve për të ndihmuar shtetet pjesëmarrëse të zbulojnë se çfarë ka ndodhur.

“Ky mision i ekspertëve të pavarur do të bazohet në përfundimet e raporteve të dy Mekanizmave të Moskës, të publikuar më 13 prill dhe 14 korrik 2022, mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në Ukrainë, që solli raportin e depërtimit të dhunshëm të civilëve ukrainas nga Rusia, përfshirë fëmijët e pashoqëruar.

Misioni do të jetë përgjegjës për shqyrtimin dhe raportimin mbi faktet dhe rrethanat që lidhen me shkeljet dhe abuzimet e mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe rastet e mundshme të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, deklaroi Ministria e Jashtme franceze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!