Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Rruzhdi Hoxhës dhe ka çuar për gjykim autorin e dyshuar Fredi Rrushi me akuzën e vrasjes.
Gazetari i Abc, Ermal Vija mëson se ndaj Fredi Rrushit përveç akuzën së vrasjes rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, zhdukjes së provave dhe zhdukjes së kufomës.
Trupi i pajetë i Rruzhdi Hoxhës u gjet disa ditë pas krimit i groposur në malin e Dajtit.
Nga hetimet ende nuk është gjetur automjeti me të cilin u rrëmbye Hoxha dhe pistoleta me të cilinë është kryer krimi.
Lexo gjithçka për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha
Ruzhdi Hoxha u denoncua i zhdukur nga djali i tij mbrëmjen e 24 tetorit 2021.
Djali i tij denoncoi se i kishte humbur kontaktet me babain prej 3 ditësh.
Pas 13 ditësh, më 6 nëntor 2021, Rruzhdi Hoxha u gjet i pajetë në malin e Dajtit.
Policia zbuloi një plagë pas koke e cila ishte shkaktuar nga një armë zjarri.
Pasi u qëllua pas kokës, Hoxha u hodh në greminë, ku u gjet i mbuluar me zhavorr dhe gjysmë i dekompozuar.
Për ngjarjen u arrestua Fredi Rrushi si autor i dyshuar i vrasjes./Abcnews.al.