Rrembimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm

schedule15:59 - 25 Korrik, 2024

schedule 15:59 - 25 Korrik, 2024

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese. Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja.

Ndërsa Olsi Turja u denua me 3 vite burg per veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!