Teksa të gjithë futbolldashësit ishin në pritje të rikthimit të “yllit” argjentinas, Lionel Messi, te “katalanasit” e Barcelona, “pleshti” vendosi që të nisë një “aventurë” të re, në kampionatin amerikan të futbollit, MLS e më konkretisht te skuadra e David Beckham, Inter Miami.
Beckham ishte aq bindës, sa fitoi edhe konkurrencën me “blaguranat e së fundmi, ish-futbollisti britanik e pranoi se u frikësua se transferimi i 8 herë fituesit të “Topit të Artë” në Amerikë do të dështonte, në momentin që Barcelona nisi të interesohej për 36-vjeçarin.
“E kemi ditur se do të kishte shumë konkurrencë për Messi-n. E vërteta është se unë u frikësova kur Barcelona shfaqi interes për ‘pleshtin’. Bëhet fjalë për një klub që është në zemrën e Messi-t dhe ai nuk pati kurrë lamtumirën e merituar nga katalanasit. Megjithatë, tani Messi është pjesë e Inter Miami dhe mua ende më rreh zemra fort kur e mendoj”,- u shpreh “legjenda” e mesfushës angleze. /i.m /abcnews.al