Rrëmbeu çmimin e madh te Festivali i Venecias, pjesë e filmit francez është edhe aktorja shqiptare

schedule12:03 - 12 Shtator, 2021

schedule 12:03 - 12 Shtator, 2021

Është mbyllur me sukses festivali në Venecia dhe çmimin e madh, Luani i Artë, e rrëmbeu filmi francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan.

Ky film kishte në qendër temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Ndërsa aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

Kurse aktirja më e mirë u shpall Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!