Një i mitur 16-vjeçar me origjinë shqiptarë është rrëmbyer në qendër të Brukselit gjatë orëve të vona të së mërkurës, deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, raporton Het Nieuwslblad.
Në momentin e rrëmbimit ai është tërhequr zvarrë nga katër persona dhe është futur në makinë.
Rreth orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë një qendre tregtare, i zhveshur, i dhunuar dhe me djegie ne trup, pasi autorët i kishin fikur bishta cigareje në trup.
I riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij tanimë është e qëndrueshme.
Dyshohet se autorët janë pjesë e një bande shqiptare dhe viktima është marrë peng pasi ka sulmuar një prostitutë.
Autorët e sulmit ende nuk janë zbuluar nga policia belge.r.t/abcnews.al