Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreli: Popullata në panik, të sensibilizohemi për të shmangur ngarkesën psikologjike

schedule10:47 - 27 Nëntor, 2019

schedule 10:47 - 27 Nëntor, 2019

Psikiatria Arjana Rreli në studin e “ABCNews” ka dhënë mesazhe dhe këshilla për të përballuar situata kaotike që ndikojnë negativisht te njeriu.

“Është një situatë gjithëpërfshirëse, pjesa më e dëmtuar psikologjikisjht janë familjet që kanë humbur të afërmit. Ngarkesa psikologjike është një presion që dëmton trurin. Qënia humane, njeriu, e pranon atë që është duke humbur dhe dalëngadalë vdes sensibilizimi, asnjë nga ne nuk  e pranon që diçka po ndodh, por gradualisht brenda vetes fillon të punosh me një mekanizëm mbrojtës”, thotë Rreli.

“Tërmeti është i paparashikueshëm, njërëzit mund të ndihmohen, por largimi është një ikje sulmit të stresit, këta persona i thërret një forcë e brendshme e pandërgjgjeshme, ka shumë njerëz tani qe po duan të shesin shtëpitë  vetëm se janë në kate të larta. Ky lloj paniku, ky rast do na zgjojë shumë mekanizma që akoma nuk ishin reformatuar në trurin tonë, dhe të cilat do të veprojnë fuqishëm. Sa më shumë të flasim dhe njerëzit të dëgjojnë dhe do të sensibilizohen.

Fëmijët e familjeve që kane pasur viktima e kanë përjetuar shumë  më  fuqishëm stresin, ndaj duhet një ndërhyrje e menjëhershme”, tha Rreli.

Gjithashtu ajo theksoi se edhe në terren janë ofruar grupe dhe ndihma nga Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë. Prindi është mbrojtja  e fëmijëve dhe  kjo situatë dramtike kërkon që prindi ti qëndrojë pranë, të shamngin imazhet që media mund të orfojë gjithashtu fëmijët duhet të përfshihen gjëra shumë argëtuese sepse ndihmon shkarkimin e stresit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!