Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rregullorja e re e Kuvendit/ Draft i ri i PS: Asnjë ndryshim në numrin e komisioneve parlamentare

schedule17:52 - 3 Mars, 2026

schedule 17:52 - 3 Mars, 2026

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca socialiste ka hartuar draftin e ri për rregulloren e Kuvendit.

Sipas draftit të PS, numri i komisioneve nuk do të ndryshojë, duke propozuar sërish 11 komisione të përhershme parlamentare me të njëjtën emërtesë si më parë.

Në draftin e ri socialistët kanë sjellë dhe disa ndryshime të reja. Kërkohet ulja e minutazhit të fjalimeve të ministrave dhe deputetëve në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjeve, nga 10 minuta që kanë aktualisht në 5 minuta.



Nga ana tjetër, PS kërkon që në kuadër të negociatave me BE, të gjitha projektligjet që synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE, të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Me rregulloren e re, vihet re se socialistët kërkojnë fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, në raport me institucionet e tjera.

Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale do të ndjekë realizimin e procesit të kontrollit post-legjislativ të ligjeve të miratuara nga Kuvendi dhe mund të organizojë seanca dëgjimore publike me ministra të qeverisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërinë civile apo grupe të interesuara.

Më 23 shkurt, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje dhe nxitim në procedurën e ndjekur nga shumica në miratimin e strukturës së re të Kuvendit, për të shtuar komisionet e përhershme parlamentare.

Gjykata me shumicë votash urdhëroi Kuvendit të bëjë edhe një herë ndarjen e komisioneve parlamentare brenda 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Kushtetuesja nuk preku ndarjen e komisioneve, e cila mbetet sërish kompetencë e legjislativit, por bazuar dhe kërkesës së deputetëve demokratë që bënë ankimimin, tha se në diskutime duhet të ishin përfshirë dhe deputetët e opozitës.

Këtë radhë, socialistët vijnë me një propozim më të zgjeruar për rregulloren e Kuvendit, ku përveçse numrit të njëjtë të komisioneve, sjellin dhe ndryshime të reja, kësaj radhe pa nxitim dhe për ti diskutuar me opozitën në parlament përpara se të votohen në seancë plenare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!