FIFA bëri një ndryshim në rregulloren e futbollit gjatë muajit maj. Koronavirusi ndërpreu aktivitetet futbollistike për disa kohë dhe kjo ndikoi në ngjeshjen e kalendarit. Fakti që skuadrat po luajnë shumë shpesh dhe koha e nxehtë në të cilën po zhvillohen ndeshjet, ndikoi që të shtoheshin zëvendësimet.
Nga tre u kalua në pesë zëvendësime, një vendim që gëzoi trajnerët e skuadrave. Ky rregull do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm. Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka rënë dakord që kjo situatë të vazhdojë deri në 31 korrikun e vitit 2021.
Pandemia e koronavirusit vazhdon të infektojë, prekë dhe vrasë njerëz në mbarë botën, kështu që IFAB ka vendosur që edhe sezoni i ri të luhet me pesë zëvendësime për ndeshje.
“Çdo skuadër do ketë të drejtën të përdorë tre zëvendësime, por zëvendësimet e pjesës së parë nuk do përfshihen tek numri i përgjithshëm i zëvendësimeve, pra do zerohen“, lexohet në komunikatën e FIFA-s. /abcnews.al
Five-substitute option extended into 2021 in response to COVID-19 pandemic
➡️https://t.co/geULA8ZvSn pic.twitter.com/UxSRg6dAvU— FIFA Media (@fifamedia) July 15, 2020