Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

schedule19:25 - 14 Maj, 2024

schedule 19:25 - 14 Maj, 2024

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm.

Këshilli i Ministrave i Unionit 27 anëtarësh miratoi 10 pjesë të legjislacionit të ri i cili do të quhet “Pakti i Migracionit dhe Azilit” dhe pritet që të hyjë në fuqi në vitin 2026. Kjo reformë parashikon që 27 vendet e Bashkimit Europian të tregojnë solidaritet me situatën aktuale të vendeve të ndryshme të Unionit që përballen me flukse të shtuara të azilantëve dhe të ndajnë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë.

Megjithatë Hungaria dhe Polonia e kanë kundërshtuar diçka të tillë. Ndryshimet e reja ligjore parashikojnë se çështjet e azilit duhet të trajtohen brenda 12 javëve duke përfshirë këtu edhe periudhën e ankimimit të refugjatëve, nëse kërkesa e tyre për azil refuzohet. Vetëm në raste specifike ky afat me 12 javë mund të thyhet dhe trajtimit të çështjes t’i shtohen edhe 8 javë të tjera duke e çuar në 20 javë.

Nëse një azilkërkues ka lidhje familjare apo kulturore me një vend tjetër ai mund të transferohet në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Ligji parashikon gjithashtu trajtim të përshpejtuar për shtetasit të cilët vijnë nga vende ku nuk ka shpesh kërkesa për azil, megjithatë kritikët thonë se aplikantët duhet të vlerësohen në mënyrë individuale dhe jo në bazë të kombësisë.

Për të gjithë emigratët të cilëve do tiu refuzohet azili pas procesit 12 javor do të lëshohet automatikisht një urdhërdëbimi. Policia do të kryej kontrolle të shtuara dhe organizmat e BE-së do të organizojnë fluturime dëbimi.

Sa i përket çështjes së përgjegjësisë dhe detyrimeve të barabarta brenda vendeve të Unionit ka dy mundësi. Vendet që nuk kanë kërkesa të shumta azili ose do të zgjedhin të marrin azilkërkues nga një vend që po përballet me fluks emigrantësh ose do të paguajnë 20 mijë euro për emigrantë nëse refuzojnë të bëjnë diçka të tillë.

Reforma ligjore Historike e Azilit në Bashkimin Europian e cila pritet të hyjë në vitin 2026 vjen pasi vetëm përgjatë vitit të shkuar në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian pritën rreth 3.5 milione emigrante illegal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!