Rregull i ri në futboll, IFAB gati të implementojë “pezullimin e përkohshëm”

schedule10:16 - 6 Shkurt, 2024

schedule 10:16 - 6 Shkurt, 2024

Duket se implementimi i sistemit “VAR” në sportin e futbollit, nuk do të jetë risia e fundit në këtë disiplinë sportive e tanimë të gjithë po bëhen gati për një tjetër risi inovative, që me gjasë do të marrë “dritën jeshile” për t’u eksperimentuar në muajin mars, pas mbledhjes së radhës të Bordit të Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit, IFAB.

Bëhet fjalë për përjashtimin e përkohshëm të futbollistëve, një rregull i ri që pritet të testohet në kompeticionin më të vjetër në botë, FA Cup duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, me këtë rregull, që parashikon lënien jashtë të një futbollisti për një kohë maksimale prej 10 minutash, megjithatë mbetet ende të përcaktohet kohëzgjatja.

Në kategorinë e faulleve që pritet të ndëshkohen me përjashtim të përkohshëm janë faulle taktikë, por edhe protesta të ashpra të futbollistëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve. Bashkë me këtë risi, pritet të diskutohet edhe një ide tjetër, ajo e komunikimit me arbitrin vetëm nga ana e kapitenëve të skuadrave, ashtu si ndodh edhe në sportin e regbisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!