Rrëfimi simfonik i dirigjentit të njohur: Si është të ndjekësh rrugën e babait, Mustafa Krantjas

schedule10:42 - 11 Shkurt, 2025

schedule 10:42 - 11 Shkurt, 2025

Dirigjenti i njohur, Ermir Krantja ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News se arriti të bëhej pjesë e orkestrave më të njohura italiane. Ai ka zbuluar se fillimisht ka qenë e vështirë për shkak të moshës që ishte, pasi konkurset ishin të limituara.

Ermiri tregoi se i vendosi qëllim vetes që një ditë do të kthehej në Shqipëri për shkak të kontributit familjar, pasi babai i tij Mustafa Krantja kishye dhënë shumë për artin, edhe ai donte që ta vazhdonte këtë gjë.

“Isha mbi 40 vjeç në atë moment dhe ishte shumë e vështirë që unë të hyja në konkurse, pasi konkurset janë 32-33 vjeç. Atëherë, vendosa të bëja një sakrificë, bisedova me time shoqe dhe me një orkestër frymore. Ishte e vetmja mundësi që unë të shpalosja profesionin. U dëshën 2-3 vjet që unë të prekja orkestrën e parë profesioniste në teatër në Itali. Gjeta këtë zgjidhje. Opinioni këtu nuk e përkrahi këtë zgjidhje, sepse thoshin Ermiri nga Teatri i Operas këtu, me orkestër frymore. Mirëpo, unë arrita dhe vetëm në Itali kam luajtur në 12-13 orkestra simfonike me të cilat kam bashkëpunuar, duke filluar nga Rai i Torinos.

Prekopacioni i dytë që mua më mundonte ishte ky kontribut familjar që kishim ne dhe unë e ndjeja këtë peshë, edhe unë i premtova vetes që do të kthehesha. Kështu nuk u shkëputa”.

Më tej, ai foli dhe për marrëdhënien me të atin, i cili ishte mësuesi i tij i rreptë dhe që ia shtrëngoi dorën vetëm kur u diplomua.

“Ai më ka dhënë dorën pas studimeve, pas diplomës. Mbas diplomës më dha dorën që të uronte, dhe më dha dy këshilla: Do të bësh arkivin tënd. Nuk do të lësh gazetë, korrespodencë, pa i vënë menjëanë të dokumentuara. Edhe e dyta këshillë, duhet të bësh repertor sikur je jashtë dhe jo sikur je në vendin tënd”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!