Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfimi që ngriti në këmbë Parlamentin Europian, 11-vjeçari ukrainas që i tha lamtumirë nënës nën rrënoja

schedule15:42 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 15:42 - 12 Dhjetor, 2025

Një 11-vjeçar nga Ukraina, Roman Oleksiv, tronditi deputetët e Parlamentit Evropian me rrëfimin e tij të dhimbshëm mbi sulmin rus që i mori jetën nënës dhe e la vetë të plagosur rëndë. Dëshmia e tij u bë publike gjatë paraqitjes së një dokumentari të dedikuar fëmijëve ukrainas që po përballen me pasojat e luftës.

Ngjarja e rëndë daton më 14 korrik 2022 në Vinnytsia, kur tre raketa ruse goditën një qendër mjekësore. Në atë çast, Roman dhe e ëma ndodheshin brenda ndërtesës. Ai kujtoi momentin kur, mes rrënojave, arriti të gjente nënën dhe t’i thoshte lamtumirën e fundit.

Sulmi mori jetën e dhjetëra civilëve, ndërsa Roman u plagos rëndë me djegie dhe dëmtime të thella në kocka. Ai qëndroi më shumë se 100 ditë në koma dhe iu nënshtrua rreth 35 ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Duke folur para eurodeputetëve, Roman theksoi se fëmijët në Ukrainë vazhdojnë të përballen me trauma të mëdha dhe u bëri thirrje vendeve të huaja të mos e ndalin mbështetjen. “Kur jemi së bashku, jemi të fortë. Nuk duhet kurrë të dorëzohemi,” u shpreh ai.

Pas një periudhe të gjatë trajtimi në një klinikë në Dresden, ai është rikthyer në Lviv, ku ka filluar sërish shkollën dhe hobet e tij, mes tyre vallëzimin në çift dhe muzikën me harmonikë.

Rrëfimi i Romanit është tashmë pjesë e një dokumentari që synon të shpalosë qëndrueshmërinë e fëmijëve ukrainas, të cilët, pavarësisht realitetit të luftës, vazhdojnë të luftojnë për një jetë normale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!