Rrëfimi i vrasësit të gruas në Memaliaj: Më tradhtonte

schedule10:59 - 1 Maj, 2019

schedule 10:59 - 1 Maj, 2019

Policia ka marrë dëshminë e burrit që vrau gruan mëngjesin e së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt. Skënder Hoxha ka deklaruar se qëlloi bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxhën, nënën e katër fëmijëve sepse e tradhtonte.

63-vjeçari u tha hetuesve se kjo ishte dhe arsye pse ishin larguar nga Tirana për t’u rikthyer përsëri në fshat. Autori e ka goditur gruan e tij me levë në kokë dhe në trup.

Ai u tha fqinjëve që shkuan në shtëpi se ishin të tjerë persona ata që e kishin vrarë, por pas disa orësh në polici pranoi krimin. Çështja për vrasjen e Antoneta Hoxhës i ka kaluar Krimeve të Rënda./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!