Rrëfimi i pazakontë i Ornella Mutit: Kam tradhtuar vetëm një herë dhe ishte me Adriano Celentanon

schedule14:31 - 2 Nëntor, 2021

schedule 14:31 - 2 Nëntor, 2021

Diva e kinematografisë italiane, Ornella Muti është rrëfyer lidhur si rrallëherë për flirtimet që ka pasur në të kaluarën.

Ajo ka pranuar se në jetë e saj ka tradhëtuar vetëm një herë dhe këtë e ka bërë me kolegun e saj, Adriano Celentano.

“Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë.

E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, u shpreh Ornela gjatë një interviste.

Më tej, aktorja ka folur për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.

“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin ata për mua”, tha bukuroshja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!