Rrëfimi i ish-ushtarit për sulmin grek/ 97 vjeçari nga Librazhdi tregon betejat në Malin e Gramozit

schedule15:47 - 6 Gusht, 2024

schedule 15:47 - 6 Gusht, 2024

2 gushtin e 1949 kur  grekët  sulmuan  Shqipërinë, Qamil Zeneli nga Vehçani i Librazhdit po kryente sherbimin ushtarak, me pozicion ndërlidhës.  97 vjeçari një prej dëshmitarëve të fundit tregon  si nisën betejat  dhe tmerrin e përjetuar në atë kohë.

“Bënë dy herë sulm monarkofashistët për të marrë bregun, u kthyen mbrapsh dy herë, nuk e morën dot, pastaj i vunë zjarrin, në tym i kapën ata partizanët.  Juve ju duket si cudi, i kam parë me këta sy, i kam përjetuar,  ata ishin aty sipër, partizanët grekë,  ata vriteshin “

Kodrën në Gramoz sipas  97 vjeçarit ish ministër I Mbrojtjes në atë kohë  Petrit Dumja nuk e mori dot as pas tre sulmesh, ndërsa grekët  morën postën shqiptare.  Tërheqja e tyre erdhi pas ndërhyrjes së Sovjektikëve.

“Herën e tretë i tha ai këshilltarit sovjetik, Petrit Dumes , mos bëj sulm më se i vrave ushtarët kot,  nesër në mëngjes nëse se lirojnë atë do shkoj unë, do marr ushtarët e tu e do e marr atë kodrën atje.  Unë kështu të them, mos bëj sulm e nuk bëri, dhe të nesërmen në mëngjes e liruan atë vendin atje, se ishte I Shqipërisë ai vendi

Armatimet e grekëve i mori Shqipëria ndërsa Mehmet Shehu nxorri urdhërin

“Nxorri një urdhër Mehmet Shehu atëherë dhe tha ditën partizanët grekë të mos kalojnë kufirin shqiptar, ai që do të kalojë do ta vritni në vend, prej asaj pas nja dy tre ditësh, natën kaluan gjithë partizantë grekë këndej, në një fushë atje u bë ajo masa me pushkë se kjo shtëpia këtu .. qante një partizane greke ajo me revole e kur e hodhi rovolen atje qante…

Humbjet njëra pas tjetrës sipas Qamil Zenelit erdhën pasi qeveria shqiptare ishte e intersuar të fitonin partizanët grekë.

“Bënë se i lejoi qeveria jonë, se kishte interes të fitonin partizanët grekë, sa materiale e ushqime i çoi atyre atje Enver Hoxha, e armatim. Atje vetëm Enver Hoxha nuk erdhi, ndërsa të tjerët atje, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Hito Çako..”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!