Rrëfimi i Fra Sokolit, ish-studenti i dhjetorit ’90 që sot drejton kishën e Shën Mëhillit

schedule14:01 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 14:01 - 11 Dhjetor, 2019

Në vitet 90’ zëri i tij kumboi fort në qytetin studenti me thirrjet për rrëzimin e sistemit komunist. Protesta, greva dhe revolta kundër një regjimi që i kishte rrëmbyer çdo liri, përfshirë edhe të drejtën për të pasur një besim. Dhe kur regjimi dictatorial u gjunjësua ish-studenti i gjeologji-minierave Sokol Pepushaj  hoqi dorë nga studimet e shkencës ekzakte dhe iu dedikua besimit të zotit.

Fra Sokoli drejton ritualet fetare në Kishën e Shën Mëhillit në Laç prej vitesh. Por misioni mori të tjera përmasa pas tërmetit të 26 nëntorit ku oborri i vogël i kishës u bë streha për 50 familje të mbetura në qiell të hapur. Por edhe për Fra Sokolin ai mëngjes nuk ishte aspak i lehtë, ku goditjet e tërmetit shoqëronin njëra-tjetrën dhe ku tronditjet nuk kursyen edhe shtëpinë e tij të besimit.

“Kur ka rënë tërmeti isha në gjumë, ndjenja që ka njeriu kur zgjohet është sikur po bie ndërtesa, kur i thirra memories kam përjetuar ndjesin e ’79 kur isha 10 vjeç”, tha Sokoli.

Qindra fëmijë dhe familje që qëndronin në makina gjetën strehë falë solidaritetit të rinisë dhe derës së hapur të kishës së Shën Mhillit.

“Ka ardhur një person që ka sjellë rërën falas, kanë montuar tendën dhe më pas njërëzit kaluan në çadër”.

Por kur 2 javët e tërmetit kanë kaluar, apeli i Fra Sokolit është për instancat shtetërore duke u lutur për t’i krijuar këtyre njerëzve një jetë dinjitozore.

“Uroj që sa më shpjet të mundësohet jeta normale e këtyre njerëzve”, tha ai.

Mëngjeset dhe darkat shërben vaktet e ngrohta ndërkohë që gjatë ditës i përgjigjet lutjtes së banorëve të Kurbinit për të bekuar shtëpitë e tij.

“Na kanë thirrur njerëzit që kanë dëgjuar tërmetin”, u shpreh ai.

Edhe pse vitet kanë kaluar, instiktet e profesionit të dikurshëm nuk i ka harruar për të folur mbi dëmet që ka parë në qytet.

“Ka dëmtime të riparipashueshme për shumë ndërtesa”, shprehet ai.

Derën e kishës thotë se do ta mbaj të hapur për këdo që do të ketë nevojë, por apelin e ka të fortë për këdo që ka në dorë t’i kthejë dinjitetin këtyre familjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!