Blerta Zhegu është zëri shqiptar i Operas së Parisit. Ajo prej vitesh është një ndër sopranot më të mira që vendi ynë ka.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Blerta ka rrëfyer udhëtimin e saj në muzikë, duke theksuar se sfidat me tingujt muzikor i nisi me çifti, Avni dhe Nina Mula.
Sakaq, ajo zbuloi se në fillim prindërit e kanë pasur të vështirë ta mendojnë që vajza e tyre do të merret me muzikë, pasi është një vendim që e ka zgjedhur që në moshë shumë të vogël.
“Talenti im u vu re në familje, sepse unë këndoja gjatë gjithë kohës. Këndoja gjithmonë përballë njerëzve. Isha shumë e dhënë përballë muzikës, sepse ishte e dukshme. Një këngëtar e ka më të lehtë për të lehtë për të zbuluar talentin sepse këndon, ndoshta për një instrumentist është më e vështirë, sepse duhet t’i prek çik instrumentat për të parë, për t’i njohur që të kuptojë nëse i përshtaten apo jo.
Për prindërit e mi kur e panë që doja të bëhesha këngëtare, u shqetësuan dhe me të drejtë, sepse është një rrugë me shumë vështirësi. Ata shkuan të merrnin disa mendime, për të parë nëse unë vërtetë kisha vesh muzikor apo mendonin vetëm ata këtë. Mund të them që profesori që më dha mësimet e para të kantos ishte profesor Avni Mula. Kam qene 13-14 vjeç kur rruga ime u vendos, megjithatë mendoj që është goxha herët për të marrë një vendim aq të rëndësishëm.
Marrëdhënia ime me çiftin Mula ka qene e mrekullueshme. Për shembull, unë tani zysh Ninën e kuptoj për faktin që ajo ka qene e huaj, e ardhur nga një shtet tjetër dhe tani po e kaloj dhe vetë. Është një situatë që po e kaloj dhe vetë tani”, rrëfeu Blerta./abcnews.al