Rrëfehet spala e parë e orkestrës së TOB: Nuk e kam dashur violinën, gjithçka filloi në fëmijëri

schedule11:00 - 31 Janar, 2024

schedule 11:00 - 31 Janar, 2024

Gëzim Bulçari, spala e parë e orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit ka bërë një rrëfim për karrierën dhe jetën e tij në emisionin “Pas Mesnate”.

Ai ka zbuluar se në fillim violinën nuk e ka dashur, pasi pëlqente baterinë, por gjithçka ndryshoi kur filloi shkollën e muzikës.

Gëzimi ka kujtuar fëmijërinë e tij, ndërkohë që të gjithë moshatarët e tij luanin, ai shkonte menjëherë te bateria.

“Unë kur kam qene 4 vjeç i bija baterisë. Shumë e pazakontë për kohën atëherë, por një kushëri im që jetonte afër me shtëpinë time, kishte një grup muzikor dhe aty filloi. E kisha shumë qejf. Të gjitha donin të luanin me fëmijët, unë shkoja direkt te dhoma ku ishte bateria dhe studioja. Kam bërë dhe një koncert, ku duhej dhe bateria dhe më zgjodhën mua. Atëherë në qoftë se kishe një talent si në ritëm si në vesh të muzikës, direkt shkoje në shkollën e muzikës, nuk mundej të zgjidhje ti instrumentin që doje. Atje të shikonin se ku mund të jesh dhe vendosën për violinë dhe që nga ai moment më hoqën baterinë, edhe aty nisi violina”, u shpreh Gëzimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!