Rrëfehet Rama: Çfarë më pëlqen tek Kryemadhi, Meta dhe Berisha

schedule21:31 - 22 Prill, 2021

schedule 21:31 - 22 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në Fiks Fare iu përgjigj pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Në batuta me dy moderatorët, Rama tregoi se çfarë nuk i pëlqen tek vetja, tek Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Devi: Çfarë të pëlqen tek Monika?

Rama: Kur s’flet.

Devi: Po tek Meta?

Rama: Vallaj, le të themi që kur është tapë thotë “jam esëll”.

Devi: Po tek Berisha?

Rama: Leje mos na e fut këtu.  Qetësia e tij më pëlqen.

Devi: Çfarë nuk të pëlqen tek Rama?

Rama: (What the F*ck) Doli zëri i brendshëm, e pe.

Devi: Nëse nuk do i bësh votat, me kë bën koalicion?

Rama: Nëse nuk i bëj, do vi të punoj këtu me Filipin part time./ TCH