Dizajneri Petraq Papa ka veçuar gjatë karrierës së tij ekspozitën e parë me grafikën, pjesëmarrës i së cilës ka qene në Danimarkë.
Ai tregoi për emisionin “Pas Mesnate” se këtë ekspozitë do ta mbaj mend gjatë, pasi përveç se ka qene e para, ka pasur vetëm teknikën e monotipit.
Sakaq, Papa ka zbuluar se nga kjo ekspozitë i hapi rrugën për të tjerat, pasi pas saj mori pjesë në trinalen e Norvegjisë bashkë me profesorin e njohur, Pandi Mele.
“Me thënë të drejtën gjëja e parë mbahet mend. Ekspozitën e parë unë e kam në Danimarkë. E kam patur vetëm me teknikën e monotipit, asgjë tjetër veç se grafit dhe monotip. E gjithë ekspozita ime ka qene me monotip, në vitin ’95 mos gaboj. Ka qene ekspozita e parë. Mesa duket dikush ka qene interesuar dhe ka parë aty, se ka qene dhe një tjetër në Danimarkë. Ajo ka qene e rëndësishme në një qytet në muzeun e Herningut. Aty pretendohej se kishin zbuluar një nga ato rrotat si të qerres, sigurisht që ka një simbolik tjetër. Aty fillon lëvizja, fillon zhvillimi dhe bën një ekspozitë ndërkombëtare. Unë dhe aty kam marrë pjesë me një propozim në teknikën e zinkut, pastaj pas kësaj më ndoqën këto si duket, ky lloj fati, po e quaj.
Pastaj pas kësaj më ndoqën këto, ky lloj fati le të themi. Ka qene trinalja e Norvegjisë dhe aty kam qene me profesor Pandi Nelën. Nuk kemi qene prezent, por punët që kemi çuar po. Është një trinale shumë e rëndësishme, bëhet një herë në tre vjet dhe është internacionale”, rrëfeu Papa./abcnews.al