Rrëfehet këngëtarja e famshme: Zbulova se vuaja nga disleksia falë djemve të mi

schedule11:26 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 11:26 - 19 Dhjetor, 2020

Gwen Stefani zbuloi së fundmi se kishte disleksi. Në një intervistë me Zane Lowe në Apple Music për “At Home With”, këngëtarja 51-vjeçare tha se vuante nga ky çrregullim kur tre djemtë e saj patën probleme me leximin.

Një gjë që kam zbuluar duke pasur fëmijë është se kam disleksi. Ndiej se shumë nga problemet që kam pasur apo edhe vendimet që kam marrë për veten time rrjedhin nga kjo. Padyshim që është gjenetike,” tha ajo.

E sinqertë: Gwen Stefani ka zbuluar se ajo 'zbuloi' se kishte disleksi pasi të tre fëmijët e saj u diagnostikuan me çrregullimin e të mësuarit

Por tani ata kanë shumë përfitime. Kanë mësues dhe shkolla të mrekullueshme dhe nuk kanë turp. Ata e kuptojnë që truri i tyre funksionon në një mënyrë tjetër. Te të gjithë njerëzit truri funksionon ndryshe.”, shtoi më tej.

Stefani kujtoi betejat e saj të së kaluarës kur ishte më e re, duke pranuar se është përballur me vështirësi në shkollë. “Unë isha një vajzë e mirë. Nuk bëja gjëra të këqija. Ishte vërtet shumë e vështirë për mua të funksionoja në atë kuti katrore të shkollës ku të gjithë supozohej të ishin mirëkuptues.

Krenar: Këngëtarja ndan Kingston, 14, Zuma, 12 dhe gjashtë vjeçar Apollo me ish-burrin Gavin Rossdale (foto në 2018)

Truri im nuk funksiononte ashtu; akoma nuk funksionon. Por funksionon në mënyra të tjera që ndoshta është dhuratë, të cilën njerëzit e tjerë nuk mund ta kenë.”, tha këngëtarja. Stefani ndan djemtë Kingston, Zuma dhe Apollo me ish-burrin Gavin Rossdale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!