Portieri shqiptar, Elhan Kastrati, aktivizohet në Seria B italiane, me skuadrën e Cittadellës.
Në ndeshjen që Cittadella ka zhvilluar kundër Parmës, ku aktivizohet Buffon, gardiani shqiptar ka përjetuar një emocion të veçantë, teksa i është dashur të vihet përballë ish-legjendës së portës së Juventusit.
Këtë takim Cittadella e humbi me rezultatin 2-1, por Kastrati e shfrytëzoi në maksimum përballjen me Buffon teksa pas ndeshjes ai nuk nguroi të ndërronte edhe fanellat.
Në një intervistë për mediat italiane “ gardiani” shqiptar u shpreh i lumtur, ku tregoi edhe mënyrën se si arriti të ndërronte fanellën me Buffon.
“Isha në dalje të fushës dhe ai erdhi i pari për të më përshëndetur. Më emocionon të luaj kundër tij, është një mit. E kam parë gjithnjë nëpërmjet televisionit, imagjinojeni si ishte të ndaja fushën me të. Në fund isha i joshur për t’i kërkuar fanellën, por më humbi dhe ai u fut në dhomat e zhveshjes. Por, në një moment, magazinieri i Parmës më pyeti nëse doja të shkëmbeja fanellën me Buffon. Shkova menjëherë te ai për t’i çuar fanellën dhe biseduam për pak. Ishte shumë bukur, një nga ato momente që do ta mbaj mend gjithnjë”, tregoi Kastrati. /f.a/abcnews.al