Rrëfehet ish-trajneri i Salah: Edhe pse luan për Liverpool, ai gjithmonë ëndërronte Realin

schedule18:11 - 15 Mars, 2023

schedule 18:11 - 15 Mars, 2023

Jaime Pabon, ish-trajneri i Mohamed Salah, ka zbuluar se sulmuesi i Liverpool ka dashur të luajë për Real Madridin në të kaluarën.

Sonte (15 mars) skuadra e Jurgen Klopp do të luajë kundër Los Blancos në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Champions League në Santiago Bernabeu.

Të kuqtë humbën ndeshjen e parë në Anfield 2-5.

Përpara ndeshjes, Pabon, i cili punoi me Salah në Roma, zbuloi për Relevo se Salah dikur ndante një ëndërr me të.

“I thashë të firmoste me Barcelonën dhe ai më tha jo, sepse ai gjithmonë ëndërronte të luante për Real Madridin.

Megjithatë, pas Romës në 2017, Salah iu bashkua Liverpool-it dhe që atëherë është bërë një legjendë e Anfield. Ai shënoi 178 gola dhe dha 78 asistime në 292 ndeshje për Reds. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!