Rrëfehet ish-drejtoresha e Arkivit: Sa kisha mbaruar shkollën kur më caktuan në këtë institucion, nuk e dija që ekzistonte

schedule10:04 - 27 Shkurt, 2024

schedule 10:04 - 27 Shkurt, 2024

Ish-drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika ka bërë një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj në emisionin “Pas Mesnate”. Ajo është kthyer pas në kohë, duke ndarë emocionet e para, që nga aplikimi për degën e historisë, përzgjedhja nga shteti dhe deri te nisja e punës në Arkivin e Shtetit.

Sakaq, Nika ka theksuar se nuk e dinte që një ditë do të punonte në këtë institucion, pasi nuk kishte djeni për ekzistencën e tij.

“Unë shkollën e bëra për histori, e zgjodha vetë, se në atë kohë ta caktonin. Ndikimi ishte i fortë, por efektivisht unë nuk është se nuk e dija kur fillova shkollën. Duhet të bëja shkollën 4 vjet, më pas duhet të bëja një vit stazh. Fati e deshi, sepse çdo gjë vendosej nga të tjerët dhe kjo nga ne, se ku duhet të shkonim për të punuar caktohej nga komuniteti ekzekutiv i rrethit, asokohe ishte dhe komiteti i partisë i rajonit përkatës. Në këto kushte, mua mu dha dhe e drejta e studimit në këto dy institucione, unë kërkova tre, natyrisht ata mund të mos jepnin këto të treja dhe mund të jepnin komplet gjë tjetër, që nuk kishte lidhje. Kur më caktuan, hapa zarfin dhe nuk e dija, as ku ishte ndërtesa e Drejtorisë së Arkivave të Shtetit, ishte në Tiranë? Sepse gjatë kohës që isha studente asnjë nuk më kishte thënë që ishte një drejtori ku ne mund të shkonim dhe mund të bënim ndonjë gjë”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!