Louis Van Gaal është një trajner fitues, por shumë “diktator”. Historitë e holandezit janë të shumta, teksa një prej tyre e ka zbuluar Ryan Giggs, legjenda e Manchester United.
Në një bisedë me Jamie Carragher në “Greatest Game”, trajneri i Uellsit flet rreth takimit të parë me Van Gaal. Ishte korriku i vitit 2014, 69-vjeçari sapo kishte marrë drejtimin e United dhe Giggs ishte ndihmësi i tij.
“Shkova në hotel për të takuar trajnerin, ai më hodhi një vështrim, më tha se isha në formë shumë të mirë dhe më rrasi një grusht. Ky ishte takimi im i parë me Van Gaal.
Ai është një tip i rëndë dhe i çuditshëm. Unë u shokova dhe nuk dija si të reagoja. Mund t’ia ktheja në të njëjtën mënyrë, por do të humbisja punën time.
Louis ishte një trajner dominant, por gjithmonë kujdesej për të gjithë. Është një njeri i mirë, por paksa i çuditshëm“, rrëfen Ryan Giggs. /abcnews.al