Rrëfehet Fatos Qerimaj: Çfarë do të kujtoj gjithmonë nga i madhi Çesk Zadeja

schedule12:54 - 11 Maj, 2023

schedule 12:54 - 11 Maj, 2023

Violinisti Fatos Qerimaj ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ku padyshim ka folur për dinastinë me instrumentistë të familjes së tij.

Mirëpo, nuk ka lënë pa përmendur dhe njerëz që e kanë ndihmuar që ai të bëhet ky që është sot.

Prej disa kohësh, Fatosi është edhe pedagog në Universitetin e Arteve dhe sigurisht tani më shumë se kurrë vlerëson profesorët e tij. Qerimaj ka përmenduar të madhin, Çesk Zadeja, duke zbuluar më konkretisht se çfarë ka mësuar nga ai dhe që nuk do t’i harrojë kurrë.

“Ka qene frymëzuese mënyra se si ai komunikonte, mënyra se si ai krijonte, qartësia e tij kompozicionale, qartësia e tij në mënyrën se si të shpjegonte çfarë duhet të arrije, i thjeshtë në këtë pikëpamje, jo i komplikuar. Kjo më bëri që të marr shumë nga ai, t’i përvetësoj këto elementë, të jem në këtë përceptim dhe krijimtaria mbetet një nga gjërat më të bukura që një artist duhet të ketë në jetën e tij, në karrierën e tij. Sigurisht që edhe interpretuesit janë pjesë e krijimtarisë, por është një sfidë më e madhe e interpretuesve për të arritur nivele të larta. Ndërsa, kompozicioni origjinalë, i pakritikueshëm nga kjo pikëpamje, por dhe tepër jetëgjatë në kohë”, u shpreh Qerimaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!