Rrëfehet etnografja Afërdita Onuzi: Kam pasur një jetë të bukur, fat i madh për njerëzit që kam takuar

schedule11:47 - 10 Maj, 2023

schedule 11:47 - 10 Maj, 2023

Etnografja Afërdita Onuzi ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ajo për herë të parë ka ndarë detaje nga jeta e saj private, duke e konsideruar veten me shumë fat.

Onuzi ka theksuar se që ndoqi këtë rrugë, ndikoi shumë tema e diplomës që bëri dhe profesori që i dha leksione. Ajo ka zbuluar se ka pasur një jetë të bukur në të gjitha aspektet.

“Për mua ka qene një jetë e bukur në të gjitha aspektet, kam kaluar një fëmijëri të bukur. Kam kaluar gjithashtu një rini shumë të bukur. Edhe më pas fati i madh nga një temë diplome që bëra në fund dhe fati i madh që unë takova Rrok Zojzin, ose pata mundësinë të marrë leksione prej tij. Më përpara pata profesorin Ramadan Sokolin me folklorin, të cilët më kanë ngacmuar që të orientohem drejt trashëgimisë kulturore. Edhe po them, fat i madh që i kam takuar këta njerëz dhe që kam marrë ngacmimin për të patur këtë jetë të pasur, qoftë shpirtërore, qoftë sociale, qoftë dhe në punë”, u shpreh Onuzi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!