Rrëfehet e emocionuar Shegushe Bebeti: E kuptova që nuk do të ndahem nga kukullat që në rolin e parë

schedule12:19 - 23 Maj, 2023

schedule 12:19 - 23 Maj, 2023

Shegushe Bebeti ka një jetë mes kukullave, ku ka skalitur personazhe fort të dashur për fëmijë.

Gjatë një rrëfimi shumë emocionues në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ajo ka treguar se që kur realizoi rolin e parë e kuptoi se nuk do të ndahej kurrë nga kukullat. Shegushja ndau detaje nga ai moment i paharrueshëm në memorien e saj, të cilin e ka konsideruar dhe shumë të frikshëm, pasi nuk e dinte se si do t’ja dilte.

“Që nuk do të ndahem kurrë nga kukulla e kuptova shumë shpejt, për të mos thënë që kur realizova rolin e parë. Ka qene roli i Besos, partizani Beso, të cilën e mora jo me frikë, po me një frikë të jashtëzakonshme, sepse duhet të lëvizja kukullën. Ishte roli i një djali të vogël, sepse unë kisha një zë të vogël dhe duhet të mbaja pushkën në të njëjtën kohë, duhet të mbaja thesin në të njëjtën kohë, kisha shumë objekte në të njëjtën kohë, të cilat, Lavdija, regjisorja më thoshte: ‘Nuk ke nevojë, do të kesh një aktor ndihmës’. Sepse shpehherë te kukullat me tel, përveç atij që kishte rolin me kukull, kishte dhe një aktor ndihmës, që e ndihmonte për shembull në një moment që dikush do hekuroste, aktori ndihmës do mbante hekurin, aktori tjetër që mbante kukullën, kishte kokën dhe dorën tjetër lart”, rrëfeu ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!