Erdet Çapoku ka dhënë dëshminë tij për vrasjen e kunatës, Enkeleda Çapoku në Paskuqan.
Autori ka shprehur pendesë për krimin e bërë, ndërsa ka thënë se me kunatën ka patur keqkuptime.
“Me kunatën kemi patur disa keqkuptime në të kaluarën. Kunata ime ishte shumë gjaknxehtë, nuk flitej me të. M’i ktheu të gjithë njerëzit kundër meje. Jam penduar që e vrava, nuk duhet ta kisha bërë”, mësohet të ketë thënë ai.
Abcnews.al ka raportuar po ashtu më herët se gjatë dëshmisë së tij Çapoku ka thënë se kishte dyshime që kunata tradhtonte vëllain.
Ngjarja:
Enkeleda Çapoku u vra mëngjesin e sotëm nga kunati i saj Eredet Çapoku në shtëpinë ku jetonte me nënën pasi e përndiqte prej kohësh.
Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjakur në korridorin e banesës.
Dërgimi me urgjencë në spital nuk i ka shpëtuar jetën gruas.
Ervin Fjolla, vëllai i Enkeledës i ka shpjeguar gazetarit të Abc News Andi Qosja se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit.
Në bisedë e sipër vëllai shpjegon se Eredet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.
Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës.
“Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”, tha ai./abcnews.al