Rrëfehet artisti që theu tabutë e kohës, Çlirim Denaj: Ndërrova titullin e këngës se nuk ma pranuan në Festival

schedule09:45 - 27 Tetor, 2023

schedule 09:45 - 27 Tetor, 2023

Çlirim Denaj është artisti i njohur i viteve ’90, që i ka kënduar përjetimeve personale. Ai ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë dhe këngët me të cilat theu tabut e kohës.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, pas shumë vitesh i tërhequr nga ekrani, Denaj është kthyer pas në vite, duke kujtuar Festivalin e Këngës. Ndër të tjera, ai foli dhe për dy nga këngët e tij shumë të komentuara “Cicat e tua” dhe “Putana”.

Çlirimi zbuloi se këngës “Putana” ia ndërroi titullin në mënyrën që t’ia pranonin në festival.

“Në atë kohë kur e kam punuar këngën “Putana”, ka pasur probleme me këto femrat që i rrëmbenin dhe iknin dhe vetë. E kisha bërë tekstin unë dhe më thotë Arjan Sukniqi, që punonim bashkë: ‘Çim ke bërë ndonjë këngë për festival ti? Jam miku i drejtorit, ma jep mua ta çojmë’. Ma mbushi mendjen dhe e çoi. Mirëpo, ata thanë çfarë ky tekst dhe nuk e lanë. Nuk kishte fjalë të rënda, përveç ‘Putana’, pastaj unë e rregullova dhe e bëra ‘Ti ike’, por ideja e njëjtë ishte. Ishte një vajzë që unë e kisha të dashur dikur që ishte dashuruar me një djalë dhe ky djali iku në emigracion dhe kur u kthye nga emigracioni ky djali, të dashurën e vetë e gjen nëpër trotuare, ishte kthyer në prostitutë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!