Partizani pret në “Elbasan Arena” Vllazninë ditën e enjte ora 17:45, takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet të cilat kërkojnë të fitojnë trofeun, dhe për të siguruar një vend në europë, pasi rruga nëpërmjet kampionatit është më e vështirë.
Demat në këtë përballe do të duhet të luajnë pa Arinaldo Rrapaj, i cili për shkak të një dëmtimi që ka marrë do të qëndrojë për afro 3 javësh.
Përveç Rrapajt, Dritan Mehmetin e shqetësojnë edhe Tedi Cara dhe Albion Marku, të cilët janë të grumbulluar me kombëtaren Shpresa dhe trajneri duhet të shikojë gjendjen e tyre për aktivizimin në Kupë.
Nuk dihet nëse lojtarët do jenë gati të luajnë dy ndeshje brenda dy ditëve, teksa do jetë stafi teknik që do vendosë nëse lojtarët do aktivizohen ose jo në Kupë. /f.a/abcnews.al