51-vjeçari lituanez Nikoljas Kuznecovs është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Sarandës pasi ka marrë arratinë nga vendi.
Më 17 shtator ai u la i lirë nga gjykata pasi ofroi garanci 3000 euro ndonëse akuzohej për “dhunë në familje”. Këtë ai e ka shfrytëzuar për t’u arratisur nga Shqiëpria. Sipas sistemit TIMS, më datë 21.09.2021 ora 22.49, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Kukës ai është larguar nga vendi. Si rrjedhojë për 51-vjeçarin u vendos masa e sigurisë “Arrest ne burg” dhe gjithashtu kalimi në favor të shtetit të garancisë 3000 euro që lituanezi kishte vendosur, kur u la i lirë nga gjykata me këtë garanci pas akuzes për “dhunë në familje”.
Ngjarja me turisten gjermane
Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, gjermania Helena Barleben dhe lituanezi Nikoljas Kuznecovs , të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri–tjetrin, kanë përzgjedhur Shqipërinë, fshatin Ksamil. Pushimet e tyre i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit “rulotë”, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti. Më datë 14.09.2021, rreth orëve të drekës, midis tyre ka lindur një debat, gjatë të cilit, gjermania ka derdhur shishen me raki që partneri i saj po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson “bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë”.
Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e tij ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, siç ka treguar në kallëzimin e saj, gjermania. “Bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.
I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktimin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.
Rasti i ngjashëm
Një rast i ngjashëm është eedhe ai i suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cilin rëndon masa “Arrest në burg” në mungesë prej shtatorit. Në shtator, me kerkese te Prokurorise, Gjykata e Sarandës ndryshoi edhe masën e sigurimit për Sebastian Lichota Buinski, 33-vjec i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e suedezes Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjec. Në fillim te shtatorit ndaj tij ishte dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qendrimit në nje vend te caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk u paraqit më ne Prokurorinë e qytetit dhe kjo ka bërë që të kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezultoi që ai të jetë larguar jashtë shtetit. be.k/abcnews.al