Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rrahur nënën e tij në Hanin e Hotit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hani i Hotit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al