Një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij është arrestuar.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë E.Z, 21 vjeç , banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale ”Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/