Një 40-vjeçar me iniciale S.K. është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij.
Policia bën me dije se kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al