Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi ka rrahur gruan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e forcave blu.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme./abcnews.al