Rrahu gruan, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë

schedule10:55 - 8 Gusht, 2022

schedule 10:55 - 8 Gusht, 2022

Një 31-vjeçar nga Lezha është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Policia bën me dije se  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!