Një 26-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rrahur bashkëshorten.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij“, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al