Hellas Verona u mposht 2-0 nga ekipi i Napolit në fundjavë, ndeshje e vlefshme për javën e tetë në Serie A. Të dy mbrojtësit shqiptarë, Rrahmani dhe Kumbulla, u aktivizuan titullarë për miqtë, duke bërë një ndeshje individuale të mirë. Rrahmani ka folur sot për mediet italiane, ku është shprehur:
“Jam i lumtur për paraqitjen time, por i zhgënjyer që dolëm pa pikë. Kishim rastet tona dhe mund të shënonim të paktën një gol. Nëse nuk i ushtron presion Napolit, të ndëshkon. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt.
Të zhgënjyer? Padiskutim. Kishim 4-5 raste për të shënuar, që përballë Napolit janë shumë. Edhe unë kisha një rast për të shënuar, e di që mund të bëj më mirë, por kjo është pjesë e procesit të mësuarit. Personalisht, po luaj mirë dhe ndihem shumë mirë në këtë skuadër.
Milik? Një sulmues fantastik, shumë i fortë. Në e bëri pasditen e vështirë. Tani luajmë kundër Sassuolos dhe jemi të fokusuar për t’u rikthyer te rezultatet pozitive”, tha mes të tjerash Rrahmani./abcnews.al