Rrahmani: Më penalizoi qëndrimi i Koulibaly, kisha dy oferta të tjera

schedule19:13 - 11 Nëntor, 2020

schedule 19:13 - 11 Nëntor, 2020

Amir Rramani këtë sezon me Napolin nuk ka debutuar ende në një ndeshje zyrtare, por me përfaqësuesen e Kosovës ishte titullar në vëllazërore dhe për këtë nuk kishte dyshime.

Pas ndeshjes mbrojtësi ka folur për Supersport rreth betejave të ardhshme ndaj Moldavisë dhe Sllovenisë dhe shprehet se nuk e imagjinon rënien në Ligën D. Ai tregon edhe situatën e tij te Napoli dhe prapaskenat e merkatos.

“Të përfaqësosh shtetin tënd është ndjenjë, që nuk përshkruhet. Me Shqipërinë ishte ndeshje e madhe, edhe pse pa tifozë. Shpresoj që të fitojmë me Slloveninë. Nuk e mendon askush që të shkojmë në Ligën D. Këtë gjë duhet ta vërtetojmë në ndeshjet e radhës.

Napoli? Kanë investuar te mua që kur më blenë. Kishin plan shitjen e Koulibaly. Korona ndikoi dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Më kanë thënë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit dhe besoj se shumë shpejt do të vijë momenti.

Kisha oferta nga Celtic dhe Standart Liege, por në fund firmosa te Napoli, ky ishte hapi më i rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Rrahmani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!